Princi Albert i Monakos ka rezultuar pozitiv për koronavirusin. Lajmin e ka bërë të ditur ditën e sotme pallati mbretëror. Autoritetet në shtetin e vogël u shprehën se monarku 62-vjeçar u testua për patogjenin në fillim të kësaj jave.
Rezultatet e analizave për Covid-19, e bëjn atë të parin “kokë shteti” që është ifektuar nga virusi në vend. Pallati njoftoi se shëndeti i Albertit “ nuk duket të jetë shqetësues”, duke shtuar se ai do të vazdhdojë që të punojë nga apartamentet e tij private.
Gjithsesi, ai po monitorehet nga mjeku i tij personal dhe specialistët e nga spitali Princess Grace Hospital, që mban edhe emrin e nënës së tij, Grace Kelly. Albert u ka bërë gjithashtu thirrje 39,000 banorëve të Monakos që të respektojnë rregullat e karantinës për të ndaluar përhapjen e virusit.
Vendi i vogël kishte konfirmuar nëntë raste të virusit në azhurnimin e saj të fundit dje. E para u regjistrua në 28 shkurt. /abcnews.al/