Shtëpia publike me emrin “Pascha”, e cila konsiderohet si më e madhja në Evropë është mbyllur.
Shtëpia publike me 11 kate 9 mijë metra katrorë ndodhet në Këln të Gjermanisë dhe ka falimentuar për shkak të koronavirusit.
Sipas mediave, Armin Lobscheid, menaxheri i përgjithshëm i kompanisë që drejton bordellon, paraqiti falimentimin në Gjykatën Civile të Shkallës së Parë të Këlnit.
Biznesi, që vepron në një ndërtesë 11-katëshe në Ehrenfeld Horn Street, nuk mund të përballonte kostot e 60 punonjësve, nga pastrimi te rojet e sigurisë.
U deklarua gjithashtu se biznesi, i cili nuk kishte të ardhura që nga fillimi i epidemisë, nuk mund t’u paguante pagat punonjësve. g.v/abcnews.al