“Koronavirusi është krijuar në laborator, të ishim Reali do na respektonit më shumë”

schedule11:40 - 16 Tetor, 2020

schedule 11:40 - 16 Tetor, 2020

Portieri i Genoas, Mattia Perin, fatmirësisht është shëruar nga koronavirusi. Italiani ishte një nga të prekurit e parë tek klubi italian, i cili konfirmoi plot 22 raste me Covid-19. Gardiani, në një intervistë për “La Repubblica”, insiston se ky virus është krijuar në laborator.

“Një javë para ndeshjes Napoli-Genoa unë shkova në Torino për të parë gruan dhe fëmijët e mi. Ka qenë data 21 shtator dhe bie në kundërshtim me atë që është thënë. Flitet se unë e kam marrë koronavirusin pikërisht atë ditë kur shkova atje, por nuk jam unë ai që e solla virusin në futbollin italian.

Pas dy ditëve ne bëmë një tampon si gjithmonë. Rezultati erdhi ditën e nesërme në mëngjes dhe gjithçka ishte ok, por në darkë unë kisha ethe. Kjo është një sëmundje e paqartë, pasi ju mund të infektoheni në një taksi apo vetëm duke shtypur butonin e ashensorit.

As specialistët nuk dinë shumë për Covid-19. Më lejoni të them se kaosi i ndeshjes mes Juventusit dhe Napolit nuk erdhi nga Genoa”, deklaron portieri. “Ajo që na ndodhi ne mund t’i kishte ndodhur kujtdo. Nëse ne do të kishim qenë Real Madrid, Juventus apo Inter do të ishim respektuar më shumë.

Të jesh i sëmurë nuk është faj, pasi në fund të fundit ne qenie njërëzore jemi. Ronaldo u sëmur, Trump u sëmur dhe kjo do të thotë se është një sëmundje vdekjeprurëse dhe duhet të merret më seriozisht seç e kemi marrë. Dua të falenderoj stafin e Genoas, drejtuesit si dhe doktor Piero Gatton, i cili gjithashtu u sëmur dhe na këshillonte nga shtëpia”.

“Serie A si NBA? Ne flasim rreth kësaj teme në dhomat e zhveshjes, por askush nga ne nuk është aq ekspert për të ditur se çfarë është më e mira për të bërë në një situatë si kjo. Unë vazhdoj të jem i bindur se gjithçka ka lindur në laborator dhe kjo sëmundje nuk vjen nga transmetimi i kafshëve. Ne jemi të rinj, jemi të stërvitur mirë, por ky virus na ka destabilizuar të gjithëve”, përfundon Perin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!