Koronavirusi, drejt riatdhesimit mbi 2 mijë shqiptarë

schedule20:31 - 26 Mars, 2020

schedule 20:31 - 26 Mars, 2020

Ministria e Jashtme është drejt përgatitjeve të fundit për nisjen e riatdhesimit të shqiptarëve që për shkak të COVID 19, kanë ngelur jashtë vendit. Burime për Abc News nga ministria bënë me dije se janë mbi 2 mijë shqiptarë që do të riatdhesohen.

Duhet theksuar fakti që do të riatdhesohen vetëm ata që kanë kontaktuar në ambasadat shqiptare të këtyre vendeve. Burimet bëjnë me dije se fluturimi i parë është planifikuar të bëhet të dielën, nga Londra.

Ministria e Jashtme është duke bëre koordinimet e fundit dhe me Ministrinë e Shëndetësisë, për të bërë kontrollet e nevojshme të shqiptarëve që do të kthehen.  /abcnews.al