Me përhapjen e koronavirusit shumë kompani të mëdha në botë kanë marrë masa që puna të bëhet nga shtëpia. Gjithsesi shpesh herë kjo metodë nuk është efektive, pasi në shtëpi tendenca për t’u shpërqendruar sidomos në momente frike dhe paniku është e lartë.
Nga ana tjetër ekzistojnë disa metoda që mund t’ua bëjnë akoma më të lehtë punën nga shtëpia në kohë të tilla.
Gjëja e parë që duhet të bëni është të krijoni një komunitet online mes stafit. Kjo do ta bëjë më të lehtë punën si dhe lidhjen mes jush, sigurisht për të marrë këshilla e sugjerime.
Nga ana tjetër sugjerohet që të krijoni një ambient të izoluar teksa punoni. Nëse jetoni me familjen tuaj kujdesuni që këta të fundit të kuptojnë se pavarësisht fatit që jeni në shtëpi, kjo nuk do të thotë se duhet të neglizhoni punën. Mund t’i kërkoni të bëjnë sikur ju nuk jeni farë në shtëpi gjatë orarit të punës, në mënyrë që të qëndroni të qetë.
Është e rëndësishme që të përqëndroheni edhe kur punoni nga shtëpia. Një nga hapat më të rëndësishëm që do t’ju ndihmojnë ta bëni këtë është edhe ndjekja pak a shumë e së njëjtës rutinë që ndiqnit edha para se të izoloheshit për të punuar nga shtëpia. Nëse më herët e fillonit ditën me një kafe në barin pranë vendit të punës, tani mund ta filloni ditën me një kafe në shtëpi. Këto veprime të vogla do t’ju ndihmojnë që të jeni efektivë dhe të arrini të njëjtat rezultate në punë./abcnews.al