Koronavirusi: Çfarë është vetëizolimi dhe kur duhet ta bëni atë?

schedule10:02 - 27 Shkurt, 2020

schedule10:02 - 27 Shkurt, 2020

Me numrin e përgjithshëm të njerëzve të infektuar në të gjithë botën nga koronavirusi – i njohur ndryshe si COVID-19 – NHS ka paralajmëruar se shumë njerëz mund t’u kërkohet të izolohen për të parandaluar përhapjen e tij.

Në fillim të këtij muaji, Sir Simon Stevens, shefi ekzekutiv i NHS, vlerësoi grupin e parë të pacientëve që u detyruan të kalonin dy javë në karantinë.

“Ne duam t’i falënderojmë ata për mënyrën shumë të përgjegjshme, pragmatike dhe stoike që ata kanë luajtur rolin e tyre për të mbajtur të sigurt dhe të tjerët,” tha Stevens .

1.Por çfarë do të thotë vetëizolim dhe kush duhet ta bëjë atë?

Vetëizolimi ka të bëjë me mbrojtjen e të tjerëve nga vetja dhe ndalimin e përhapjes së sëmundjeve infektive siç është Koronavirusi shkruan The Independent.

Kushdo që dyshon se mund të ketë diçka që nuk shkon me shëndetin e tij (temperaturë, vështirësi në frymëmarrje, kollë, teshtima), duhet të qëndrojë brenda dhe të shmangë kontaktin me njerëzit e tjerë për të parandaluar që të përhapet sëmundja te familja, miqtë dhe komuniteti i gjerë.

Sipas Shëndetit Publik në Angli (PHE), kjo do të thotë që ju duhet:

-të qëndroni në shtëpi

-të mos shkoni në punë, shkollë apo zona publike

-të mos përdorni transportin publik si autobusë, trena, taksi, përveç nëse ju është thënë se është e sigurt ta bëni këtë nga ekipi i shëndetit publik

-të shmangni vizitorët në shtëpinë tuaj

-të dërgoni anëtarët e familjes ose shërbimet për të kryer veprime për ju – të tilla si marrja e sendeve ushqimore, ilaçeve ose blerjeve të tjera

2.Kush duhet të izolohet?

Aktualisht, PHE deklaron se izolimi i vetvetes është i rëndësishëm vetëm për një numër të zgjedhur njerëzish, përfshirë ata që janë duke pritur për një rezultat të testit të Koronavirusit dhe ata që kanë një kontakt të ngushtë me dikë me Koronavirus.

Kushdo që është rikthyer nga shtetet si Irani, Italia Veriore, Koreja, Vietnami, Kamboxhia, Kina, Tajlanda, Japonia dhe Singapori, duhet të sigurohet që nuk e ka marrë virusin.

3.Si të izolohemi nëse jetojmë me persona të tjerë?

Është e rëndësishme që nëse dikush do të izolohet  duhet të ndahet nga njerëzit e tjerë në një shtëpi apo dhomë më vete.

PHE rekomandon të qëndroni në një dhomë të ajrosur mirë me një dritare që mund të hapet, e ndarë nga njerëzit e tjerë në shtëpinë tuaj dhe të përdorni një banjë të veçantë.

Nëse keni një kuzhinë të përbashkët, PHE rekomandon të shmangni përdorimin e saj ndërsa të tjerët janë të pranishëm aty. Nëse kjo nuk është e mundur, atëherë duhet të vendosni një maskë për fytyrën dhe ushqimet duhet të konsumohen në dhomën tuaj.

4.Po nëse duhet të shkoni në punë ?

PHE deklaron se është e rëndësishme që njerëzit të bëjnë gjithçka që munden për të zvogëluar rrezikun e përhapjes së mëtejshme të infeksionit, dhe kjo kërkon mirëkuptim dhe mbështetje nga punëdhënësit, anëtarët e familjes dhe miqtë.

Organizata rekomandon të bisedoni me punëdhënësin tuaj, për rëndësinë e izolimit për të zvogëluar rrezikun e përhapjes së infeksionit në punë./abcnews.al