Pas përhapjes në masë të koronavirusit, një pjesë e mirë e qytetarëve të botës kanë qenë në mëdyshje për udhëtimet e planifikuara. Disa prej tyre është e nevojshme të shtyhen për muajt në vazhdim, por gjasat janë që një pjesë e mirë të mos i anullojnë biletat e blera. Për çdo rast si ky, mjekët thonë se ka disa strategji funksionale që ju ndihmojnë të ruani shëndetin gjatë këtij udhëtimi.
Nëse planet tuaja ishin të udhëtonit drejt Kinës, Italisë, Koresë së Jugut apo Iranit, me shumë mundësi do t’ju duhet t’i ndryshoni nëse nuk janë shumë të rëndësishme.
Shumica e kompanive ajrore po i japin mundësinë udhëtarëve të vendosin një datë të dytë për udhëtimin e tyre ose po i kthejnë paratë mbrapsht.
Duke parë sa shpejt ndryshon situata me koronavirusin, është e rëndësishme të jeni të vëmendshëm gjatë fluturimit tuaj, edhe nëse nuk po shkoni në një nga vendet e prekura. Shumë njerëz që udhëtojnë gjatë kësaj periudhë, edhe në vendet e paprekura kanë frikën e një infektimi të mundshëm në avion, por ndonëse është e kuptueshme,nuk është nevoja për një anullim fluturimi shkruan By The Way
Çfarë duhet të keni parasysh është:
1.Mos prekni sipërfaqe që i ka prekur dikush i sëmurë para jush.
2.Jini vigjilent për atë çfarë ndodh rreth jush më shumë se zakonisht.
3.Lani duart me sapun rregullisht dhe më pas bëjini me dezinfektues.
4.Shmangni çdo kontakt me njerëz që kolliten apo teshtijnë.
5.Nëse nuk ju ndodhet një dezinfektues, edhe letrat e lagura funksionojnë.
6.Mos përdorni maska në rast se nuk jeni vetë i sëmurë apo duke udhëtuar me dikë që ka simptoma.
Kujtoni që viruset zakonisht jetojnë në sipërfaqe për një, (maksimumi 2 ditë) dhe më pas zhduken. Udhëtimet rrisin gjasat për t’u sëmurur, por jo domosdoshmërisht është nevoja për alarm. Kujtoni që më shumë njerëz infektohen dhe vdesin nga gripi i zakonshëm sesa nga koronavirusi. Eshtë e rëndësishme të ndiheni të sigurtë, por akoma më e rëndësishme të mos hapni panik./abcnews.al