Kryeqyteti i Kosovës është zbrazur. Rrugët e Prishtinës janë bosh. Kjo për shkak të masave të reja anti-Covid që ka nxjerrë qeveria e Kosovës. Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj u shpreh se masat e marra duhet të shërbejnë si vetëdijesim.
”Këto 2-3 ditë duhet të na shërbejnë për vetëdijesim, që të mos qëndrojmë të grumbulluar dhe ta mbajnë maskën” tha Zemaj. Gazeta Express sjell disa fotografi të kryeqytetit mbrëmjen e sotme pas orës 21:00, ku rrugët janë bosh.
Me rritjen e rasteve me koronavirus, Kosova vendosi masa të reja shtrënguese anti-Covid. Sot në Kosovë u shënuan mbi 700 raste të reja me covid dhe 12 viktima.// db/Abcnews.al