Koronavirusi, bashkia Cërrik në terren, shpërndan pako ushqimore për familjet në nevojë

schedule19:08 - 20 Prill, 2020

schedule 19:08 - 20 Prill, 2020

Në Bashkinë Cërrik në kuadër të ndihmave për përballimin e situatës nga pandemia e koronavirusit vijon ndarja e ndihmave ushqimore për familjet në nevojë…

Prej 20 ekipi i punës me në krye kryebashkiakun Andis Salla vijon punën për shpërndarjen e 1500 pakove ushqimore tek familjet e varfëra dhe te ato me probleme shëndetsore.

Në fjalën e tij kryebashkiaku thekson se nëpërmjet qendrave administrative u është ardhur në ndihmë personave që kanë nevojë për medikamente.

Gjithashtu Salla ju bën thirrje banorëve të bashkise Cerrik, ku fatmirësisht deri më tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar me Covid 19 që të qëndrojnë në shtëpi, pasi i gjithë stafi i bashkisë do të jetë në shërbim të tyre për çdo nevojë. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!