Kreu i PD, Lulzim Basha në një konferencë për mediat ka kërkuar nga qeveria që të shtojë fondet për përballimin e koronavirusit.
“Në botë është shpikur aparatura që gjen nëse je apo jo bartës i koronavirusit. Prandaj i bëj thirrje qeverisë që të shtojë fotndet dhe të blejë këtë pajisje. 3.5 milion dollar nuk mjaftojnë. Aktetet e vetëdijësimit apo më keq, propaganda, nuk zgjidh situatën”, u shpreh Basha.
Pjesë nga fjala e Bashës:
Shtimi i rasteve të reja duhet të shërbejë që të rrisim vigjilencën, dua të përsëris këshillën e të gjithë autoriteve e shëndetësore që të ndiqet me rigorozitet, masat e propozuara për të mbrojtur veten tuaj. Dua të përsëris edhe thirrjen ndaj qeverisë që të sigurojë mjetet e nevojshme për stafet mjekësore.
Nqs të parët që godet janë stafi shëndetësor kush do të kujdeste për qytetarët. Sipas raporteve të ejspertëve ëhstë e mundsahme që të merren në përdorim aparaturat që e shkurtojnë analizën nga 40-50 minuta. Qëveria të blejë aparaturat, kjo do të mundësonte testimin më intensiv, dhe do ndalonte përhapjen. Aparaturat e evoluara në këto 3 muaj kohë janë sot në treg dhe janë i bindur se me akordimin e fondeve të mjaftueshme edhe Shqipëria mund të përfitoj. Kjo është thirrja që kam sot për autoritetet.
Me siguri gjithësecili prej jush keni rënë në kontakt me mjekun e urgjencës Ilir Allkja. Mesazhi i mjekut dhe siç e shikoni ajo që ka ndodhur në urgjencën e Tiranës pacientë të dyshuar me virusin janë referuar si pacientë me siptoma të tjera. 4 mjekë të urgjencës së Durrësit janë në vetëkarantinë sepse pacientja që ndërroi jetë nuk u kontrollua në kohë. Shqetësimi është edhe më i madh se nga terreni që po vimë, nga raportimet që stafet nuk kanë pajiseje, por të gjithë e dimë që pacientët nuk përplasen të gjithë në urgjencë.
Për këtë përgjegjësinë nuk e kanë mjekët. Në këto ditë dhe orë ata janë heronjtë, i kemi parë me sytë tanë se si përballonin flukset me 60 pacientë. Dhe kemi diskutuar me njëri-tjetrin se kush do kishte guximin të qendronte aty. Duhet ti pajisin urgjentish dhe kjo kërkon vënien në dispozcion të fondeve. Nuk është koha për larje duarsh ku qytetarët nuk kanë ujë të rrjedhshëm. Prandaj kam kërkuar që në 23 shkurt marrjen e masave duke filluar me sektorin shëndetësor. Nuk mund të fshihemi pas maskave të skaduara. Tani është koha për të lënë llafet, sulmet ndaj opozitës dhe gazetarëve dhe për të marrë përgjegjësitë, që të mbrohen këta njerëz.
/abcnews.al