Koronavirusi, Austria pezullon fluturimet nga Shqipëria

schedule17:21 - 14 Korrik, 2020

schedule 17:21 - 14 Korrik, 2020

Ministria Federale Austriake e Punëve Sociale, Shëndetit, Kujdesit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit ka njoftuar zyrtarisht se nga e enjtja, 16 korrik 2020, Shqipëria nuk do të ketë asnjë fluturim të rregullt me Austrinë.

Lajmi është bërë i ditur nga Aeroporti “Nënë Tereza” që njofton se ky vendim zyrtar ka ardhur nga ana e Austiran Airlnes.

“Në një njoftim zyrtar, Austrian Airlines njofton sot se Ministria Federale Austriake e Punëve Sociale, Shëndetit, Kujdesit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit ka zgjeruar masivisht listën e ndalimeve të uljes së avionëve.

Duke filluar nga e enjtja, 16 korrik 2020, Shqipëria nuk do të ketë asnjë fluturim të rregullt me Austrinë dhe do të radhitet në listë me Bosnjën dhe Hercegovinën, Bullgarinë, Egjiptin, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Rumaninë dhe Serbinë. Dekreti është i vlefshëm deri më 31 korrik 2020”, thuhet në njoftim.

Më tej aeroporti bën me dije se për shkak të ndalimit zyrtar, Austrian Airlines është e detyruar të anullojë të gjitha fluturimet ndërmjet Vjenës dhe Tiranës gjatë periudhës 16-31 korrik 2020.

“Pasagjerët fluturimet e të cilëve janë anulluar dhe të cilët nuk duan të përdorin mundësitë e rishikimit të datave mund të aplikojnë për një rimbursim duke përdorur formularin në internet në faqen e internetit të Austrian Airlines.

Pasagjerët që dëshirojnë të kryejnë fluturimin e tyre në një datë të mëvonshme, kanë mundësi të ndryshme rishikimi dhe mund të realizojnë udhëtimin e tyre të ndryshuar deri në fund të 2021. Pasagjerët që kanë tranzitin në Vjenë, do të mbrohen me linjë tjetër nga destinacion tjetër. Austria Airlines parashikon mbrojtjen e pasagjerit. Shëndet e shpresë”, përfundon njoftimi./abcnews.al