Panairi i Librit në Leipzig është një nga aktivitetet e shumtë që u anulua këtë vit për shkak të koronavirusit i cili është përhapur thuajse në të gjithë botën.
Shqipëria kishte këtë vit një program bashkëkohor duke u bërë pjesë e diskutimeve globale të botës së librit nën kujdesin e QKLL.
Puna për ta bërë librin shqip pjesë të diskutimeve ndërkombëtare, vijon për të tjera ngjarje kulturore.
Në këtë panair Shqipëria përfaqësohej me Ismail Kadaren, Ben Blushin, Enkel Demin, Flutra Açkën dhe Diana Çulin.