Koronavirusi, anulohet Eurovision 2020 që do të mbahej në Rotterdam

schedule15:20 - 18 Mars, 2020

schedule 15:20 - 18 Mars, 2020

Eurovizion 2020 është anuluar për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit.

Kështu, evenimenti më i madh i këngës në Evropë bëhet eventi kulturor më me “profil më të lartë” që anulohet për shkak të koronavirusit. Siç njoftojnë edhe organizuesit e kompeticionit të këngës, Eurovizion do të shtyhet deri në vitin 2021.

Festivali pritej të mbahej më 16 maj të këtij viti, por te mërkurën Unioni Evropian i Transmetimeve njoftoi se eventi duhej të shtyhej.

Në deklaratë thuhet:

“Me keqardhje të thellë duhet të njoftojmë anulimin e Eurovision Song Song Contest 2020. Sidoqoftë, pasiguria e krijuar nga përhapja e COVID-19 në të gjithë Evropën, dhe kufizimet e vendosura nga qeveritë e transmetuesve pjesëmarrës dhe autoritetet Hollandeze , ka bërë që Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) të marrë vendimin e vështirë për të mos vazhduar me ngjarja live siç ishte planifikuar. Shëndeti i artistëve, stafit,  audiencës dhe vizitorëve, si dhe situata në Hollandë, Evropë dhe në botë, është në zemër të këtij vendimi. Jemi shumë krenarë që Eurovision Song Contest ka bashkuar audiencën çdo vit, pa ndërprerje, për 64 vitet e fundit dhe ne, si miliona nga ju në mbarë botën, jemi jashtëzakonisht të pikëlluar që nuk mund të zhvillohet në maj.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!