Një 66 vjeçar i konfirmuar me COVID 19 në 24 orët e fundit në Tiranë është një rast i ri i cili është i pavaruar nga rastet e mëparshme të konfirmuar deri më tani në vendin tonë.
Përgjegjësja e departamentit të inteligjiençës epidemiologjike në ISHP, Eugena Tomini në një komunikim për mediat ka deklaruar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar katër raste të reja të prekur me koronavirus duke e çuar në 59 numrin e personave të prekur me koronavirus në vendin tonë, ku një prej të çilëve është pacient i ri që nuk ka pasur lidhje me personat e mëparshëm të konfirmuar pozitiv me COVID 19.
Sipas ministrisë së Shëndetsisë pacienti është një 66 vjeçar nga Tirana, i cili aktualisht ndodhet në spitalin Infektiv në QSUT dhe po trajtohet në terapi intensive.
Ndërkohë gjatë ditës së djeshme, në vijim të ndjekjes dhe trajtimit shëndetësor të pacientëve të konfirmuar me ÇOVID-19 në spitalin infektiv, është kryer ritestimi për kontaktin e parë të paçientit zero, i cili ka rezultuar negative.
Do të vijohet me testin e radhës për të konfirmuar negativizimin nga COVID-19 për këtë pacient. Deri më tani janë testuar 665 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 59 raste:
Tiranë 42 raste
Durrës 5 raste
Lushnje 2 rast
Elbasan 2 raste
Fier 6 raste
Rrogozhinë 2 raste.
30 pacientë janë të shtruar në spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Fieri, Elbasani dhe Rrogozhina), prej tyre, tre paçientë janë në terapi intensive. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente./abcnews.al