Koronavirus te klubi i Bundesligës, lojtari i Kroacisë në karantinë

schedule08:10 - 22 Tetor, 2020

schedule 08:10 - 22 Tetor, 2020

Rast me koronavirus te Wolfsburg. Klubi gjerman ka njoftuar se Josip Brekalo ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

22-vjeçari i krahut të majtë të sulmit nuk ka asnjë simptomë, gëzon shëndet të mirë, por do i duhet të qëndrojë disa ditë në karantinë.

Një gol ka shënuar këtë sezon lojtari kroat me “Ujqit”, teksa numëron 15 ndeshje dhe 2 gola me nënkampionët e botës.

Brekalo humbet në këtë mënyrë përballjen e radhës në kampionat kundër Arminia Bielefeld në fundjavë. /abcnews.al