Shqiptarët kanë ndryshuar stilin e tyre të jetesës, duke iu përshtatur rregullave të vetizolimit por edhe orareve të përcaktuara për liri-dalje. Përgjatë 1 muaji krahas frikës për virusin vdekjeprurës, ata gjetën mënyra për të festuar brenda ambjenteve të tyre të banimit, paguan faturat, furnizuan shtëpitë e tyre dhe iu binden urdhërave.
Por pavarësisht kujdesit të shtuar ligjet e natyrës kanë vepruar po njësoj. Nga 308 vdekjet e regjistruara muajin e fundit në kryeqytet, vetëm 10 prej tyre i faturohen COVID-19, ndërkohë që 298 të tjera sipas skedave të mjekësisë ligjore lidhen me vdekje natyrale apo si rezultat i sëmundejeve të pashërueshme.
Në të njëjtën periudhë të një viti më parë, Tirana shënonte 300 vdekje duke treguar se covid-19 nuk është shkaku kryesor i vdekshmërisë në kryeqytet./abcnews.al