Koronavirus/ Shërbimi Shëndetësor në Britani bashkëpunon me Google kundër informacioneve të rreme

schedule09:10 - 10 Mars, 2020

schedule 09:10 - 10 Mars, 2020

Udhëzimet zyrtare të NHS(Shërbimi Shëndetësor Kombëtar)  do të shfaqin në krye të rezultateve të kërkimit në internet informacione në lidhje me koronavirusin  në  përpjekje për të luftuar keqinformimet.

NHS tha se firmat përfshirë Google dhe Facebook do të ndihmojnë në transmetimin e këshillave shëndetësore në rezultatet e kërkimit për “koronavirus” shkruan BBC

Në Mbretërinë e Bashkuar, pesë njerëz kanë vdekur nga virusi dhe 319 raste janë konfirmuar që nga ora  09:00 të hënën.

Ndërsa Zyra e Jashtme paralajmëroi banorët britanikë kundër udhëtimeve në Itali dhe kushdo që vjen nga vendet ku virusi është përhapur në masë duhet të vetëkarantinohet.

Kryeministri italian Giuseppe Conte urdhëroi të gjithë popullsinë e vendit të qëndrojë në shtëpi dhe të mos udhëtojnë.

NHS ka zbuluar një sërë masash si pjesë e përgjigjes së saj për të ndaluar përhapjen e lajmeve të rreme për koronavirusin në internet.

Kërkimet për “coronavirus” në Google, Facebook dhe YouTube tani do të promovojnë informacione nga Shërbimi Kombëtar i Shëndetit ose Organizata Botërore e Shëndetit.

Sekretari i Shëndetit, Matt Hancock tha publiku duhet të kishte informacion të saktë shëndetësor.

Të hënën, zyrtarët shëndetësorë thanë që njerëzit që shfaqnin simptoma “madje të vogla” të infeksioneve të traktit respirator ose  ethe  do t’u thuhet të izolohen për shtatë ditë për të ndaluar përhapjen e virusit.

Kryeministri Boris Johnson sugjeroi gjithashtu se të moshuarit dhe të të prekurit  duhët  të qëndrojnë në shtëpi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!