Koronavirus “prek” Oscar, shtyhet ceremonia e ndarjes së çmimeve

schedule22:14 - 15 Qershor, 2020

schedule 22:14 - 15 Qershor, 2020

Ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar për vitin e ardhshëm është shtyrë me dy muaj. Ndarja e çmimeve, e cilësuar si ngjarja më e rëndësishme ishte për t’u zhvilluar më 28 shkurt të vitit të ardhshëm, por tani është vendosur të mbahet më 25 Prill.

Organizatorët gjithashtu kanë rënë dakord të zgjasin afatin e pranueshmërisë përtej 31 dhjetorit 2020 deri në fund të shkurtit.

Pandemia tashmë ka ndaluar punën në një numër filmash që duhej të dilnin deri në fund të vitit. Ende nuk dihet nëse ceremonia do të jetë virtuale pasi është shumë herët për të thënë.

Ceremonitë e Oscar janë vonuar vetëm tre herë më parë, për shkak të përmbytjes së LA në 1938; pas vrasjes së Dr Martin Luther King Jr në 1968; dhe pas vrasjes së mbetur në tentativë të Presidentit Ronald Reagan në 1981.

David Rubin, presidenti i Akademisë tha : “Për më shumë se një shekull, filmat kanë luajtur një rol të rëndësishëm në ngushëllimin, frymëzimin dhe argëtimin tonë gjatë kohërave më të errëta.

“Ata sigurisht që e kanë këtë funksion edhe këtë vit. Shpresa jonë, në zgjatjen e afatit të pranueshmërisë dhe datën e çmimeve, është të sigurojmë fleksibilitetin e kineastëve që duhet të përfundojnë dhe të publikojnë filmat e tyre pa u penalizuar për diçka përtej kontrollit të askujt”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!