Koronavirus/ Mbyllen kompanitë më të mëdha të fast food-it në botë

schedule15:40 - 23 Mars, 2020

schedule 15:40 - 23 Mars, 2020

McDonald ka njoftuar se do të mbyllë 1.350 dyqanet në Britaninë e Madhe dhe në Irlandë, sot. Një deklaratë e lëshuar nga zinxhiri i restoranteve thotë se dyqanet, të cilat kanë 135,000 punëtorë, do të mbyllen deri në orën 19:00 të ditës së sotme.

Të premten në mbrëmje, Boris Johnson, urdhëroi që të gjitha klubet, restorantet dhe kafenetë të mbyllen në përpjekje për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Të dielën, McDonald ndoqi deklaratën e PaulPomory, kryeshefit ekzekutiv të Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës, i cili konfirmoi mbylljen.

Pomroy tha: “Gjatë 24 orëve të fundit, është bërë e qartë se mbajtja e distancës sociale të sigurt është gjithnjë e më e vështirë dhe për këtë arsye ne kemi marrë vendimin të mbyllim çdo restorant në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë, deri në orën 19:00.”

Ndërsa bizneset në të gjithë vendin janë të detyruara të mbyllen, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar është zotuar të ndihmojë, duke paguar punonjësit që nuk kanë mundësi të punojnë gjatë kësaj periudhe.

Ajo do të paguajë 80 përqind të pagës për stafin që mbahet nga punëdhënësi i tyre, duke mbuluar pagat deri në 2.500 paund në muaj.

Një zëdhënës i McDonald tha : “Të gjithë punonjësit e restoranteve në pronësi të kompanisë do të marrin pagë të plotë për orët e punës të planifikuara deri më 5 prill dhe ne do të punojmë shpejt për të përcaktuar se si t’i ndihmojmë më mirë dhe të sigurojmë se ata që përfitojnë nga paketat mbështetëse të shpallura nga qeveritë e Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës, t’i marrin ato “.

Pomroy tha mbrëmë se ushqimi do të shpërndahej për ata që kanë më shumë nevojë. Në fillim të kësaj jave, McDonald’s siguroi pije falas për punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe social, dhe personelin e shërbimeve emergjente.

Ai falënderoi të gjithë punonjësit e McDonald, duke thënë se ishte “jashtëzakonisht mirënjohës” për të gjithë stafin “të cilët kanë punuar shumë për të vazhduar shërbimin në rrethana të vështira”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!