Kulla Eifel është mbyllu ditën e djehsme më 13 Mars deri në njoftimin e mëtejshëm për shkak të koronavirusit. Ky vendim është një masë e marrë për të frenuar përhapjen e virusit të ri.
Pas ndalimit të tubimeve publike të mbi 100 njerëzve në një hapësirë të mbyllur dhe një ditë pas fjalimit të Presidentit Francez , shumë vende kulturore dhe turistike në Paris janë mbyllur. Pas Luvrit , Disneyland Paris apo edhe Pallatit të Versajës i erdhi radha edhe kullës Eifel .
Për të kufizuar përhapjen e virusit , “zonja e hekurt” nuk do të jetë më e disponueshme derisa situata të përmirësohet. /abcnews.al

