Koronavirus largon tifozët nga stadiumi, Schalke me një iniciativë të shkëlqyer

schedule19:02 - 10 Mars, 2020

schedule 19:02 - 10 Mars, 2020

Schalke 04 luan në fundjavë sfidën derbi kundër Borussia Dortmundit, sfida kryesore e javës në Bundesliga. Si çdo aktivitet tjetër në shumë shtete të Europës, kjo sfidë do të luhet pa praninë e tifozëve. Një humbje e madhe për futbollin, por Schalke e sheh gotën gjysmë-plot.

Klubi gjerman iu ka bërë thirrje tifozëve që të tregojnë mbështetjen e tyre ndaj skuadrës me një aplikacion në Instagram, për të dërguar fotot e tyre me ngjyrat blu, që simbolizojnë skuadrën e Schalkes. Një iniciativë e shkëlqyer, që vërteton edhe njëherë tjetër se tifozët janë kryesorët në futboll./abcnews.al