Koronavirus “godet” kopshtin zoologjik çek: Gorilla humbet oreksin, 2 luanë kolliten

schedule20:52 - 25 Shkurt, 2021

schedule 20:52 - 25 Shkurt, 2021

Një gorillë dhe dy luanë rezultuan pozitivë për Covid-19 në kopshtin zoologjik të Pragës, i cili mbetet i mbyllur për shkak të masave të bllokimit në vend.

Luanët Zamban dhe Sushi dhe gorilla Richard u diagnostikuan sot me koronavirus. Simptomat e tyre janë të lehta deri më tani. Luanët kanë kollitje. Richard është i lodhur dhe ka humbur oreksin” shkroi drejtori i kopshtit zoologjik, Miroslav Bobek, në llogarinë e tij në Facebook.

Republika çeke është duke u përballur me një shpërthim të ri të koronavirusit duke shënuar shifra shumë të larta./ db/ Abcnews.al