Koronavirusi mund të ketë hyrë edhe në Spanjë. Alarmin e jep zëvendës drejtoresha e Epidemiologjisë së qytetit të Valencias, Hermelinda Vanaclocha.
Skuadra spanjollë luajti ndeshjen e parë përballë Atalantës në “San Siro” mesjavën e kaluar dhe mendohet se 4 tifozë miq janë prekur nga koronavirusi gjatë qëndrimit në Milano. Mediat e vendit iberik raportojnë se ata kanë pasur simptoma dhe janë paraqitur në spital.
“Do të bisedojmë me katër tifozët dhe më pas do të bëjmë një hetim epidemiologjik për të vlerësuar se sa kohë qëndruan në Milano, kur u paraqitën simptomat e para dhe çfarë lloj simptomash janë“, deklaron Vanaclocha. /abcnews.al