Bill Gates do të financojë vaksinën e Oksfordit nëse funksionon. Bashkëthemeluesi i Microsoft, njeriu më i pasur i globit ka thënë në një intervistë se pandemia e koronavirusit ka vërtetuar ankthin e tij më të madh dhe përforcon impenjimin e tij për të kontribuar në kërkimet e një vaksine.
Gates ka përmendur specifikisht kërkimet e kryera nga Universitetit i Oksfordit: “Nëse rezulton efikase, do ta financoj. Është e mrekullueshme. Puna e tyre është një nga më të mëdhatë që po zhvillohet, ka thënë ai duke pohuar se është në kontakt me prodhues farmaceutikë lidhur me vaksinën që po punohet nga Oksfordi”.
Sipas Gates jemi në një luftë botërore me të vetmin ndryshim që jemi të gjithë nga ana e njëjtë.