Koronavirus/ Aksionet globale bien përsëri, kriza financiare më e ulët që nga viti 2008

schedule14:20 - 28 Shkurt, 2020

schedule 14:20 - 28 Shkurt, 2020

Aksionet globale janë duke përjetuar krizën më të rënde financiare, pasi frika nga koronavirusi ka shtyrë shitjet për 7 ditë rresht.

Indeksi MSCI, i cili vëzhgon lëvizjen e aksioneve të shumë prej kompanive më të mëdha në botë, tha se kanë rënë me  8.9% – përqindja më e ulët që nga tetori i vitit 2008 shkruan CNN.

Aksionet evropiane pësuan një humbje të konsiderueshme të premten duke rënë në  5% në Gjermani , FTSE 100 në  Londrër ra me  4.4%. Në Itali, ku 17 persona kanë vdekur si pasojë e virusit, indeksi i  FTSE MIB u ul gati 4%.

Aksionet në Shanghai u ulën me 3.7%, duke sjellë humbje gjatë javës deri në 5.6%, rendimentin më të ulët të indeksit që nga Prilli 2019. Nikkei i Japonisë ra me 3,7% dhe indekset në Australi dhe Korenë e Jugut u ulën me 3.3%.

Koronavirusi ka rritur frikën se epidemia do të shkatërrojë fitimet e korporatave dhe do të çojë disa nga ekonomitë më të mëdha në botë në recesion.

Aksionet në SH.B.A. gjithashtu pësuan ulje të premten. Dow pësoi humbjen e saj më të madhe ndonjëherë, duke rënë në 1.191 pikë, ose me 4.4%. S&P 500 pësoi një rënie të ngjashme dhe ka rënë më shumë se 10% duke e krahasuar me rritjen që pati herën e fundit.

Firma të mëdha kanë parë një ulje  të kërkesës për produktet dhe shërbimet, veçanërisht në Azi. Por industritë e prodhimit, teknologjisë dhe farmaceutikës gjithashtu kanë ndërprerë furnizimet e tyre.

Nëse shpërthimi i koronavirusit bëhet një pandemi globale, ekonomia botërore mund të pësojë një dëm prej 1 trilion dollarësh./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!