Kornisti shqiptar kujton vështirësitë e fillimit: Nuk kishim literaturë, vetëm disa partitura ruse. Si vendosa të studioja instrumentin e veçantë

schedule10:45 - 16 Tetor, 2024

schedule 10:45 - 16 Tetor, 2024

I ftuari i radhës në emisionin “Pas Mesnate”, është muzikanti i specializuar për korno, Ilir Kodhima. Ai është kthyer pas në kohë, duke kujtuar fillimet e veta me këtë instrument, kur vendosi të lërë firzamonikën dhe të ndryshonte tërësisht jetën e tij.

Iliri ka zbuluar se në atë periudhë ka qenë pak e vështirë, pasi nuk kishte partitura mjaftueshëm dhe as literaturë, pasi interneti nuk kishte hyrë ende në treg, si në ditët e sotme.

“Unë mund të them që jetë më të bukur se kjo nuk do kisha bërë. E them me bindje të plotë. Në fillim, unë kam luajtur instrumentin e firzamonikës, më pas pata një kontakt me instrumentin e kornos dhe në fillim mu duk shumë i thjeshtë. Instrumenti ka një sekret, është i vështirë deri në momentin që ti e kupton, ose fillon ta shijosh duke krijuar melodi, deri në atë moment është pak i vështirë. Pastaj, ai bëhet si pjesë e trupit tënd. Mjafton ta duash dhe në momentin që ti e do një instrument, do e arrish me se s’bën qëllimin, edhe sikur ka një elektron që nuk di ta shpjegojë… Unë tani e marr çdo darkë dhe e kam për relaks. Është një moment që unë kam kontakt të instrumentit dhe ky është një moment shumë i qetë.

Kam qenë 14 vjeç kur kam nisur këtë instrument dhe marrëdhënia ime nuk ka qenë me plan, ka qenë shumë naive.

Ne kemi pasur disa partitura ruse që na i kanë sjellë profesorët tanë, nuk kemi pasur as literaturë se dhe interneti në atë periudhë doli dhe aksesi ka qenë shumë i limituar”, tregoi muzikanti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!