Koronavirusi ka në Itali ka hyrë tashmë në edhe në parlament. Deputeti i grupit Misto Claudio Pedrazzini rezultoi pozitiv me virusin që u ka marrë jetën 631 personave në Itali deri më tani.
Pedrazzini bëhet kështu anëtari i parë i parlamentit italian i cili rezulton pozitiv me koronavirsin. Deputetët e tjerë të cilët ulen pranë Pedrazzini-t janë lajmëruar tashmë dhe pritet që të merren masat e parashikuara në këto raste.
Ndërkohë, Dhoma ka njoftuar palët e interesuara se nuk do të jetë e mundur që ato të marrin pjesë në seancën e së mërkurës. Nga an atjetër, Pedrazzini ka njoftuar se është mirë me shëndet dhe “ se thjesht ka ndonjëherë temperaturë.”
Pas konfirmimit të rastit të deputetit, raportohet të jenë njoftuar autoritetet shëndetësore ndërsa janë marrë masat për të gjithë personat që mund të konsiderohen si “kontakt i afërt” me Claudio Pedrazzini-n.
Situata në Itali vazhdon të jetë shqetësuese teksa numri i personave të infektuar ka shkuar në 10,149. /abcnews.al