Ndeshja e parë gjysmë-finales e Kupës së Italisë mes Juventusit dhe Inter përveç barazimit 1 me 1, pordhoi gjithashtu dhe shumë episode aspak tërheqëse në fundin e saj, ku menjëherë pasi shënoi golin e barazimit për “zikaltërit” në fundin e lojës, tifozët e “bardhezinjve” shpërthyen në thirrje raciste ndaj “bomberit” belg.
Për këtë aryse, Gjykata Sportive në Itali vendosi që të mbyllë për ndeshjen pasardhëse në “Allianz Stadium”, tribunën pas porte aty ku qëndrojnë ultrasit e “zonjës së vjetër”, mirëpo në kuadër të supersfidës së datës 23 prill ndaj Napolit, klubi “bardhezi” ka bërë një kërkesë për të anulluar këtë vendim të Gjykatës Sportive.
Drejtuesi e klubit torinez pretendojnë se vendimi i Gjykatës nuk është i drejtë dhe për këtë arsye apeluan vendimin, teksa kërkojnë praninë e ultrasve në ndeshjen tejet të rëndësishmë ndaj Napolit. /i.m /abcnews.al