Koreografi Gentian Doda zbulon detajet e galasë së inaugurimit të TKOB

schedule16:44 - 30 Nëntor, 2020

schedule 16:44 - 30 Nëntor, 2020

Nga Leontina Nika

Koreografi  dhe balerini i suksesshëm në skena të ndryshme të botës, Gentian Doda, është rikthyer, në skenën prej nga ia nisi, për një mbrëmje të veçantë, kurimin e galase së inaugurimit të të Teatrit të Operas dhe Baletit. Ai na drejton në folezën e tij krijuese, në  zyrën provizore dhe modeste në TOB.

Ideja  kësaj here, iu propozua nga teatri, për të krijuar veprën historike, ju duk interesante projekti që ndërthurë bashkëjetesën mes folklorit dhe  bashkëkohores ndaj i tha po.

“Unë po mundohem ta lidh me krijimin tim dhe me pjesë të tjera. Duke futur te pjesa e historikes do dalim te opera e parë shqiptarë dhe mu duk ide interesante.”, thotë ai.

Në veprën historike, ai është treguar i kujdesshëm, që vepra do të vij si një mozaik, nga  baleti i parë  Halili, dhe Hajri, apo opera e parë shqiptare Mrika, e  ku rrugëtimi do të vazhdojë pa ndërprerje, por spektatori, shqiptar dhe i huaj do të ndjejë atmosferën e Shqipërisë  një këtë krijim. Edhe kostume, do jenë më në kohë nga kostumografi  Ardi Asllani thekson Doda.

Puna vijon në studio me numër të kufizuar balerinësh dhe kengëtarësh, për shkak të pandemisë,  Megjithëse nga Ministria e Kulturës është thënë se inaugurimi do të mbahet në fillim të dhjetorit, kjo mbetet për t’u parë, pasi nuk lejohen grumbullimet sipas Komitetit te Ekspertëve te menaxhimit të pandemisë me shumë se 10 veta. /abcnews.al