Koreja e Veriut: Trump vlerëson sanksionet e reja të KS

schedule10:58 - 23 Dhjetor, 2017

schedule 10:58 - 23 Dhjetor, 2017

Këshilli i Sigurimit, voton rezolutën amerikanë për vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Koresë së Veriut. Trump, vlerësoi veprimin duke theksuar se Këshilli, kishte votuar 15 me 0 në favor të sanksioneve shtesë mbi Penianin. Sipas, kreut të Shtëpisë së Bardhë, kjo tregon që bota dëshiron paqe dhe jo vdekje.

Këshilli i Sigurimit i OKB, votoi njëzëri vendosjen e sanksione më te rrepta mbi Korenë e Veriut, në përgjigje të testeve të fundit me raketa balistike ndërkontinetale. Kina dhe Rusia, partnerët kryesorë tregtarë të Koresë së Veriut, votuan në favor të rezolutës amerikane.

Sanksionet e reja pëfrshijën, kufizmin e sasisë së benzinës me 500 mijë fuci në vit dhe naftën bruto me katër milion fuci, kthimin e të gjithë shtetasve të Korsë së Veriut që punojnë jashtë vendit në shtëpi brenda 24 muajve dhe ndalimi i eksportit të makinerive dhe pajisjeve elektrike.

Ambasadorja amerikane në OKB, Niki Heljli, u shpreh se sanksionet janë “mesazh i  qartë ndaj Penianit se kundërshtimi i mëtejshëm do të sjellë dënime dhe izolime të tjera”.

Trump, përshëndeti rezolutën nëpërmjet Tuiterit duke u shprehur  se Këshilli i Sigurimit votoi 15 me 0 në favor të sanksioneve shtesë mbi Korenë e Veriut. Bota dëshiron paqe, jo vdekje – nënvizoi kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Sekretari i Jashtëm Britaik, Boris Xhonson, deklaroi  se masat e fundit kundër Koresë së Veriut janë hap jetik për frenimin e programit të armëve bërthamore. Ai – vijoi duke thënë se bashkësia ndërkombëtare është treguar e bashkuar në dënimin e sjelljes së pamatur të Penianit.

Uashingtoni, ka vënë sanksione mbi Penianin që nga viti 2008, për ngrirjen e aseteve të individëve dhe kompanive që lidhen me programin e saj bërthamor dhe ndalimin e eksportit të mallrave dhe shërbimeve në vend. Vendi tashmë është subjekt i një sërë sanksionesh të ashpra nga SHBA, OKB dhe BE./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!