Agjencia zyrtare e lajmeve së Koresë së Veriut, KCNA, paralajmëroi sot se stërvitjet e përbashkëta mes Koresë së Jugut dhe SHBA-së mund të çojnë në luftë bërthamore.
Në një editorial, KCNA denoncoi stërvitjet e përbashkëta ushtarake të ushtrive të SHBA-së dhe Koresë së Jugut që filluan të hënën. Stërvitjet e përbashkëta në shkallë të gjerë, që pritet të zgjasin deri më 31 gusht, synojnë t’i përgjigjen kërcënimeve në rritje nga Koreja e Veriut.
Sipas KCNA, SHBA-ja “mobilizoi në këtë stërvitje jo vetëm materiale luftarake dhe ushtarake të dislokuara në zonën operacionale të Gadishullit Korean, por edhe forcat hapësinore në gadishull, për herë të parë në histori”.
Për shkak të kësaj, ekziston një kërcënim për “luftë termonukleare në shkallë të gjerë dhe të paprecedentë” që mund të shpërthejë në çdo moment, tha agjencia.
Pheniani në përgjithësi i konsideron provat e përbashkëta si një pushtim të territorit të tij dhe ka kërcënuar vazhdimisht se do të hakmerret.
Seuli dhe Uashingtoni janë përgjigjur së fundmi me një ton të ngjashëm, duke deklaruar se çdo sulm me armë bërthamore do të nënkuptonte “fundin” e Koresë së Veriut.
/abcnews.al