Koreja e Veriut: SHBA dhe Koreja e Jugut po nxisin luftë bërthamore

schedule11:24 - 26 Qershor, 2023

schedule 11:24 - 26 Qershor, 2023

Koreja e Veriut akuzoi SHBA-në dhe Korenë e Jugut se po nxisin luftë bërthamore dhe theksoi se do të vazhdojë të forcojë aftësitë e saj vetëmbrojtëse.

Në një hulumtim të publikuar nga Ministria e Jashtme e Koresë së Veriut dhe të publikuar nga agjencia shtetërore e lajmeve KCNA, Pheniani thotë se Washingtoni po bënë lëvizje të dëshpëruara ushtarake për të ndezur një luftë bërthamore në Gadishullin Korean, ku sipas Phenianit janë të ndërthurura interesat e fuqive të mëdha.

“Lëvizje të tilla luftarake nga SHBA-të kanë rritur tensionet ushtarake në Gadishullin Korean dhe në Azinë Verilindore dhe kanë sjellë një situatë jashtëzakonisht të paqëndrueshme në prag të luftës bërthamore”, thuhet në studim.

Gjithashtu në studim theksohet se SHBA-të kanë pretendime në Gadishullin Korean, portën e Azisë, që nga mesi i shekullit të 19-të, dhe se ajo ka pushtuar ilegalisht Korenë e Jugut nën maskën e çlirimtarëve dhe mbrojtësve që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

“SHBA-ja sajon qëllimisht incidente dhe ngjarje të ndryshme dhe përshkallëzon vazhdimisht kërcënimet dhe shantazhin bërthamor kundër RPDK-së (Republika Popullore Demokratike e Koresë)”, thekson Ministria e Punëve të Jashtme.

Pheniani ka paralajmëruar se nëse shpërthen lufta në Gadishullin Korean, “ajo shumë shpejtë do të përhapet në një luftë botërore dhe luftë termonukleare të paprecedentë në botë”.

“Kjo do të ketë pasojat më katastrofike dhe të pakthyeshme për paqen dhe sigurinë në Gadishullin Korean dhe në Azinë Verilindore si dhe në pjesën tjetër të botës”, shtohet më tej.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!