Koreja e Veriut prezanton sistemin e ri të raketave, lëshohen nga një tren

schedule16:35 - 16 Shtator, 2021

schedule 16:35 - 16 Shtator, 2021

Koreja e Veriut ka shfaqur së fundmi një sistem të ri raketor të integruar në një tren. Këtë sistem raketor vendi do ta përdorë për të testuar raketa që janë lëshua në shënjestra testimi pranë Japonisë.

Raketat u lëshuan nga një “sistem raketash i transportuar nga hekurudha” i krijuar si një kundër-sulm i mundshëm ndaj çdo force që kërcënon vendin, njoftoi të enjten agjencia shtetërore e lajmeve KCNA.

Raketat fluturuan 497 milje përpara se të godisnin një objektiv në detin e Japonisë në brigjet lindore të Koresë së Veriut, tha KCNA. Autoritetet e Koresë së Jugut dhe Japonisë u alarmuan pas realizimit të testit, i cili u bë disa ditë pasi Koreja e Veriut testoi një raketë lundrimi me aftësi bërthamore këtë fundjavë.

Ndërkohë, në të njëjtën ditë kur Koreja e Veriut testoi sistemin e saj të integruar në tren, Koreja e Jugut testoi në natyrë një raketë balistike të lëshuar nga nëndetëset (SLBM), dhe duke bërë kështu u bë vendi i parë pa armë bërthamore që zhvillon një sistem të tillë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!