Koreja e Veriut ka kërcënuar SHBA-në lidhur me negociatat për marrëveshjen bërthamore, kësaj radhe duke i vendosur kushte për të.
Këshilltari i ministrisë së jashtme të Koresë së veriut, Kim Kye Gëan tha se janë 18 muaj të çuar dëm për marrëveshjen dhe se negociatat e më vonshme do të jenë më të vështira se ato të mëparshmet. Kësaj radhe Gëan përmend kushte që SHBA duhet t’i plotësojë pavarësisht nga marrëdhënia individuale e Kim Jong-un me Donald Trump.
Pas tërheqjes së SHBA nga marrëveshja bërthamore me Iranin dhe vrasjes së gjeneralit iranian Soleimani duket se një çështja mes SHBA-së dhe Koresë së Veriut do të hapet sërish.