Koreja e Veriut pas djegjes imazhit të Kim Jong-Un mund të mos marrë pjesë në Lojrat Olimpike Dimërore

schedule14:14 - 23 Janar, 2018

schedule 14:14 - 23 Janar, 2018

Pas djegjes së flamurit dhe imazhit të liderit Kim Jong Un, Koreja e Veriut ka parlajmëruar se mund të braktisë pjësëmarrjen në Lojrat Olimpike Dimërore. Peniani I ka bërë thirrje Seulit që të marrë masa të menjëhershme që të mos ketë raste të tilla në të ardhmen.

Koreja e Veriut ka ngritur hipotezen e bojkotimit të Lojrave Olimpike Dimërore që zhvillohen në Pejongçang, pas protestës të një grupi aktivistësh në Seul. Të hënë ata dogjën një flamur të Koresë së Veriut dhe një imazh të liderit Kim Jong-un.

“Nuk mund të mos marrim seriozhisht në konsideratë masat e nevojshme lidhur me Lojrat Dimërore”, shkruhet në një komunikatë të Komitetit për ribashkimin paqësor të Koresë. Në reagim kërkohet që Seuli të marrë masa të menjëhershme për të shmangur përsëritjen e episodeve të ngjashme me ato të ndodhur të hënën.

Protesta u zhvillua në të njëjtën kohë, kur një ekip i Koresë së Veriut po kalonte në stacionin qëndror të trenit në Seul.

“Nuk do të tolerojmë akte destabilizuese të huliganëve konservatorë që fyejnë dinjitetin dhe simbolet e shenjta të Koresë së Veriut. Nëse marrëveshja Veri-Jug dhe programi për pjesëmarrjen e veriut në Lojrat Olimpike do të anullohet, faji do të jetë vetëm në ngarkim të grupeve konservatore dhe autoriteteve koreanojugore”, thekson deklarata e regjimit komunist.

Ndërkohë, në bazë të akordit të arritur me Penianit dhe Seulit disa javë më herët, dy vendet do të marshojnë në një ekip të vetëm në ceremoninë hapëse të Lojrave Olimpike Dimërore. Gjithashtu do të kenë edhe një ekip femrash të përbashkët për lojën “Hokej”./abcnews.al