Ministria e Jashtme e Koresë së Veriut ka mohuar akuzat se ka furnizuar me armë grupin rus Ëagner dhe ka denoncuar Shtetet e Bashkuara për ofrimin e armëve vdekjeprurëse për Ukrainën, sipas The Guardian.
Gazeta japoneze Tokyo Shimbun kishte raportuar se Koreja e Veriut kishte furnizuar me municione, duke përfshirë predha artilerie, Rusinë përmes kufirit të tyre muajin e kaluar dhe se dërgesat shtesë priten në javët e ardhshme.
“Raporti i rremë i mediave japoneze se DPRK i ofroi municione Rusisë është absurde, e cila nuk vlen për asnjë koment apo interpretim”, tha një zëdhënës i ministrisë në një deklaratë të transmetuar nga KCNA.
Shtëpia e Bardhë tha të enjten se Koreja e Veriut ka përfunduar dërgimin fillestar të armëve për një kompani private ushtarake ruse, Ëagner Group, për të ndihmuar në forcimin e forcave ruse në Ukrainë.
/abcnews.al