Koreja e Veriut ka lëshuar me sukses satelitin e saj të parë spiun në orbitë, sipas një njoftimi të agjencisë së saj hapësinore, duke sfiduar dënimin ndërkombëtar nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj.
Administrata Kombëtare e Teknologjisë së Hapësirës Ajrore tha se sateliti Malligyong-1 u lëshua të martën në orën 22:42 dhe hyri në orbitë në orën 22:54.
Më herët, Koreja e Veriut, kishte njoftuar Japoninë se kishte planifikuar të dërgojë satelitë mes 22 nëntorit dhe 1 dhjetorit, pas 2 përpjekjeve më mëhershme këtë vit, për të lëshuar satelitët spiunë.
/abcnews.al