Koreja e Veriut lëshon raketën e dytë të dyshuar në gjashtë ditë

schedule07:40 - 11 Janar, 2022

schedule 07:40 - 11 Janar, 2022

Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë balistike të dyshuar, më pak se një javë pasi lëshoi atë që pretendonte që ishte një raketë balistike. Koreja e Jugut tha se e zbuloi lëshimin në orën 07:27 me orën lokale ditën e martë. Roja bregdetare e Japonisë raportoi lëshimin duke thënë që Koreja e Veriut kishte gjuajtur një “objekt të ngjashëm me raketën balistike”.

Lëshimi i raketës erdhi menjëherë pasi gjashtë vende lëshuan një deklaratë duke i kërkuar Koresë së Veriut të pushojë “veprimet destabilizuese” raporton “BBC”. Shefi i Përbashkët i Shtabit të Koresë së Jugut tha se autoritetet e inteligjencës së Koresë së Jugut dhe SHBA-së janë në procesin e kryerjes së një analize të detajuar. Lëshimi i fundit nënvizon zotimin e udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong-un për të forcuar mbrojtjen e vendit si pjesë e prioriteteve të politikës së tij për vitin 2022, të cilat u përshkruan gjatë një takimi kyç në dhjetor.

Të hënën, misioni i SHBA-së në Kombet e Bashkuara, së bashku me Francën, Irlandën, Japoninë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shqipërinë, lëshuan një deklaratë të përbashkët duke dënuar testin e dukshëm të javës së kaluar. “Këto veprime rrisin rrezikun e llogaritjes së gabuar dhe përshkallëzimit dhe përbëjnë një kërcënim të rëndësishëm për stabilitetin rajonal,” tha ambasadorja e SHBA-së në OKB Linda Thomas-Greenfield.  / abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!