Koreja e Veriut ka njohur pavarësinë e Republikës Popullore separatiste të Donetskut në Ukrainën juglindore, tha udhëheqësi i saj Denis Pushilin për agjencinë e lajmeve RIA Novosti.
Rusia njohu Donetskun dhe Republikën Popullore të Luhanskut në shkurt, disa ditë përpara se të pushtonte Ukrainën.
Vetëm Siria dhe dy republika separatiste në Gjeorgjinë ish-sovjetike, Osetia e Jugut dhe Abkhazia, ndoqën të njëjtën rrugë.
Kuba, Venezuela dhe Nikaragua të cilat thanë se do t’i njihnin të dy rajonet, deri tani nuk e kanë bërë diçka të tillë. /abcnews.al