Koreja e Veriut është e gatshme të bisedojë rreth çarmatosjes së armëve bërthamore, por vetëm nëse do t’u garantohet siguria.
Sipas Koresë së Jugut, kjo çështje u ngrit kur disa zyrtarë të Jugut takuan liderin e Veriut, Kim Jong-un, në Pyongyang, të hënën, gjatë një vizite.
Ata thanë që Kim është i hapur për bisedime me SHBA-në dhe mund të pezullojë testimet e armëve.
Në marrëveshje të mëparshme për të ndaluar ambiciet e tyre bërthamore, Veriu ka dështuar që të mbajë premtimet.
Të dërguarit e Jugut shprehen se liderët e Koresë e dy vendeve, gjithashtu, kanë rënë dakord që të takohen në një samit muajin e ardhshëm.
Ky do të jetë takimi i parë në më shumë se një dekadë dhe qëkur Kim Jong-un mori pushtetin.
Liderët do të diskutojnë për disa çështje të nxehta mes vendeve./abcnews.al
Koreja e Veriut e gatshme për të hequr armët bërthamore
schedule17:16 - 6 Mars, 2018
schedule 17:16 - 6 Mars, 2018