Koreja e Jugut tha se do t’i vazhdojë bisedimet e nivelit të lartë me Korenë e Veriut me “sy hapur”.
“Duhet të nxjerrim maksimumin e mundësisë”, tha për BBC-në ministrja e Jashtme jugkoreane, Kang Kyung-wha.
Komentet vijnë pas paralajmërimeve globale se Phenjani mund të jetë duke blerë kohë, për të vazhduar programin e armëve bërthamore.
Dy Koretë janë pajtuar të mërkurën që të marshojnë nën “flamurin e Koresë së Bashkuar” në Lojërat Olimpike Dimërore që do të mbahen muajin e ardhshëm në Kore të Jugut.
Më 9 janar, dy Koretë po ashtu kanë bërë marrëveshje për të rihapur bisedimet midis ushtrive të tyre.
Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, tha se sanksionet ndërkombëtare kanë nisur t’i shkaktojnë dhimbje Phenjanit dhe shfaqi shpresën se ato do ta detyrojnë të heqë dorë nga programi me raketa bërthamore dhe balistike.
Vitin e kaluar, presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Ameirka do ta shkatërrojë Korenë e Veriut nëse detyrohet të mbrojë veten ose aleatët./Radio Evropa e Lirë