Kanali kabllor i Koresë së Jugut MBN u bë transmetuesi i parë në vend që raportoi lajmet me përdorimin e teknologjisë së Inteligjencës Artificiale (AI).
MBN e ka kthyer spikeren e lajmeve Kim Ju-ha plotësisht të kontrollueshme nga kompania.
Sipas Korea JoongAng Daily, spikerja virtuale e lajmeve, e dubluar si AI Kim, është pothuajse identike me homologen e saj njerëzor, si për nga pamja, nuanca dhe tingulli i zërit të saj.
Është imituar gjithçka deri në detaj si psh. lëvizjet e zakonshme të Kim me stilolapsin gjatë raportimit dhe gjeste të tjera të vogla.
Një zyrtar i MBN ka deklaruar se përdorimi i teknologjisë do të “mundësojë shpërndarjen e shpejtë të lajmeve në kohë emergjente për 24 orë pa ndërprerje”.
Në këtë mënyrë në më pak se dy minuta, Kim bëri që spikerja AI e lajmeve të përsëriste fjalët pas saj, duke lexuar disa shembuj të lajmeve.
“Shqiptimi është i saktë, por pjesa emocionale duket të jetë pak më pak si e një njeriu”, tha ajo. l.k/abcnews.al