Koreja e Jugut sekuestron një tjetër anije që do të furnizonte me naftë regjimin e Kim Jong-Un

schedule14:40 - 31 Dhjetor, 2017

schedule 14:40 - 31 Dhjetor, 2017

Një tjetër anije e mbushur me naftë që do të furnizonte Korenë e Veriut është sekuestruar nga Seuli. Mjeti lundrues ishte me flamur të Panamasë ndërsa ekuipazhi ishte kryesisht me persona të shtetësisë kineze.

Autoritetet e Koresë së Jugut kanë sekuestruar një anije tjetër mbi dyshimin se do të furnizonte Penianin me naftë duke shkelur sanksionet ndërkombëtare. Lajmi është konfirmuar nga zyrtarët e Seulit. Mjeti lundrues me flamur të Panamasë, që quhet Koti, po mbahet në një port afër qytetit perëndimor të Pejongtaek.
Koreja e Jugut më herët konfiskoi një anije të regjistruar në Hong Kong, e dyshuar për transferimin e fshehtë të 600 tonë naftë të rafinuar në një anije të Koresë së Veriut. Organizata e Kombeve të Bashkuara i vendosi sanksion Koresë së Veriut si kundërpërgjigje për testet raketore dhe zhvillimin e programit bërthamor.

“Anija e fundit e konfiskuar, e cila ka një ekuipazh kryesisht me persona nga Kina dhe Birmania, është një bartës 5100 tonë naftë”, njoftoi agjencia e lajmeve e Koresë së Jugut “Jonhap”. Seuli zbuloi të premten se ka sekuestruar anijen e regjistruar në Hong Kong, “Lighthouse Winmore”. Kjo anijë kishte në hyrë në portin “Yesou” në Korenë e Jugut me 11 tetor për të mbushur me naftë të rafinuar dhe u nis për në Taivan pas 4 ditësh. Por në vend të Taivanit, ka trasnferuar naftën tek një anije e Koresë së Veriut dhe 3 mjete të tjera lundruese në ujrat ndërkombëtarë me 19 tetor, sipas zyrtarëve të Seulit.
Këto zhvillime vijnë pas akuzave të presidentit amerikan, Donald Trump se Kina po shkel sanksionet ndërkombëtare duke furnizuar Penianin me naftë. Nga ana tjetër Pekini ka mohuar një zhvillim të tillë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!