Koreja e Jugut: Prova e Phenianit me raketë balistike ka dështuar

schedule07:23 - 26 Qershor, 2024

schedule 07:23 - 26 Qershor, 2024

Lëshimi i një rakete balistike drejt detit në lindje të Gadishullit Korean duket se ka dështuar, tha ushtria e Koresë së Jugut. Raketa duket se e ka origjinën nga Pheniani, sipas zyrtarit të Koresë së Jugut.

Japonia njoftoi se një raketë balistike, që besohet të jetë e Koresë së Veriut, duket se ka rënë në det.

Në fillim të javës, Koreja e Veriut kritikoi dislokimin e një aeroplanmbajtëse amerikane që do t’u bashkohet stërvitjeve të përbashkëta me Korenë e Jugut dhe Japoninë dhe paralajmëroi për një “demonstrim të ri të pakalueshëm parandalimi”.

Aeroplanmbajtësja amerikane me energji bërthamore, Theodore Roosevelt, mbërriti të shtunën në portin e qytetit Busan të Koresë së Jugut për të marrë pjesë në stërvitjet e përbashkëta ushtarake më vonë këtë muaj me vendin pritës dhe Japoninë, thanë zyrtarët e marinës.

Lëshimi i raketës vjen një ditë pas shënimit të 74-vjetorit të fillimit të Luftës Koreane.