Autoritetet e Koresë së Jugut njoftoi se ka nisur një hetim për aplikacionin e mesazheve Telegram, të cilin e akuzon se ka “inkurajuar” transmetimin e pornografisë së rreme duke përdorur foto kryesisht të të miturve.
“Pornografi e rëndë” është një montazh i imazheve pornografike të prodhuara me ndihmën e inteligjencës artificiale në të cilën fytyrat e njerëzve të vërtetë mbivendosen në video ose foto të seksualizuara. “Telegram nuk iu përgjigj kërkesave tona të mëparshme për të na dhënë informacione të llogarisë (përdoruesit) gjatë hetimeve të mëparshme për krime të lidhura” me platformën, tha kreu i zyrës së hetimit të policisë kombëtare të Koresë së Jugut, Woo Yong-soo.
Hetimi u nis për shkak të zemërimit që ka shkaktuar në opinionin publik të Koresë së Jugut dhe politikanët e vendit, pornografia e rreme me viktima femra të Koresë së Jugut. Sipas policisë, shumica e viktimave janë vajza, 60% e të cilave janë të mitura.
Krimi online është i përhapur në Korenë e Jugut, sipas aktivistëve, të cilët ankohen kryesisht për përdorimin e kamerave të fshehta dhe publikimin e pornografisë hakmarrëse.
Hetimi i policisë së Seulit filloi pasi shefi i Telegram Pavel Durov u arrestua në Francë më 28 gusht.
Kujtojmë se në lidhje me krimet seksuale është duke u hetuar edhe këngëtari i grupi NCT, i njohur me emrin e artit si Taeil.
/abcnews.al