Koreja e Jugut po përgatitet të shpallë masa urgjente për të mbështetur industrinë e saj të automobilave javën e ardhshme.
Masa këto të paralajmëruara pas tarifave të larta të vendosura nga Donald Trump.
Sipas deklaratave të kryeministrit të vendit, Han Deok-soo, tarifat e reja prej 26% të Trump për eksportet e makinave në SHBA pritet të rëndojnë ndjeshëm ekonominë e Koresë së Jugut.
Han shtoi se ministri i tregtisë i Koresë së Jugut do të vizitojë Shtetet e Bashkuara sa më shpejt të jetë e mundur, me qëllim që të marrë pjesë në negociatat për të adresuar krizën.
Në deklaratat e tij të fundit, ministri i Financave të vendit u zotua të përdorë çdo mjet në dispozicion për të stabilizuar tregjet financiare në rast të paqëndrueshmërisë së madhe.