Agjencia e inteligjencës e Koresë së Jugut ka penguar përpjekjet e Koresë së Veriut për të hakuar kompanitë që zhvillojnë vaksinat e koronavirusit, sipas një njoftimit të agjencisë News1, duke cituar një anëtar të komitetit të inteligjencës.
Ligjvënësi Ha Tae-keung, ka deklaruar se pas njoftimit nga Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës, agjencia nuk specifikoi sa dhe cilët prodhues të ilaçit u vunë në shënjestër.
Gjithsesi, deri më tani nuk ka ndonjë përgjigje nga Koreja e Veriut rreth këtyre pretendimeve.
Ndërkohë javën e kaluar, Microsoft tha se hakerat që punonin për qeveritë ruse dhe koreano-veriore ishin përpjekur të hynin në rrjetet e shtatë kompanive farmaceutike dhe studiuesve të vaksinave në Korenë e Jugut, Kanadasë, Francës, Indisë dhe Shteteve të Bashkuara.
Në korrik, hakerat e mbështetur nga kinezët u akuzuan gjithashtu se kishin në shënjestër kompaninë bioteknologjike Moderna – një zhvillues kryesor i kërkimit të vaksinës kundër koronavirusit me bazë në Shtetet e Bashkuara në një përpjekje për të vjedhur të dhënat.
Përpjekja e hakerave në Korenë e Jugut u zbulua ndërsa vendi po përballet me një valë të tretë të pandemisë.
Të premten, vendi raportoi 569 raste të reja. Shkalla e vdekshmërisë megjithatë, mbetet e ulët me vetëm një viktimë më shumë të raportuar të premten, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 516./abcnews.al