Korea e Jugut regjistron numrin më të ulët të rasteve të reja me COVID-19

schedule13:45 - 10 Prill, 2020

schedule 13:45 - 10 Prill, 2020

Autoritetet shëndetësore të Koresë së Jugut njoftuan sot numrin më të ulët të rasteve të reja me koronavirus në 50 ditë.

Qendra Koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (KCDC) në Seul informoi se janë konfirmuar 27 raste të reja me Covid-19, duke e çuar në 10 450 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.

Për herë të parë që nga 20 shkurti, numri i infeksioneve të reja ra nën 30.

Qyteti Daegu, që ka qenë epiqendra e shpërthimit në vend, deri tani me 6 807 raste, për herë të parë nuk regjistroi asnjë rast të ri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!