Roma arriti të fitonte trofeun e Conference League ndaj Feyenoord në “Air Albania”. Goli i shënuar nga Nicolo Zaniolo rezultoi të ishte vendimtar në këtë takim, teksa i dhuroi verdhekuqve të Jose Mourinhos një trofe të munguar prej disa vitesh.
Me t’u kthyer në shtëpi, lojtarët e Romës dhe tifozët u mblodhën për të vijuar me festën ndërsa në një moment të caktuar, Nicolo Zaniolo që vendosi me golin e tij fitore e skuadrës, mori mikrofonin dhe nisje kore kundër Lazios, rivalëve të përbetuar të qytetit.
Por, një gjest i tillë nuk ka kaluar pa u vënë re dhe me arsyen e shkeljes së Kodit Sportiv, sulmuesi është gjobitur me një shumë prej 4.000 eurosh. Por, por me të njëjtën shumë është gjobitur edhe klubi i Romës për dështimin e përmbushjes së përgjegjësive në një rast të tillë. /f.a/abcnews.al