Ndeshja mes Serbisë dhe Zvicrës po prodhon një skandal në shkallët e stadiumit, teksa në sfidën e vlefshme për xhiron e tretë të fazës së grupeve të UEFA Nations League, që prej fillimit nuk janë ndalur koret raciste kundër Shqipërisë, po ashtu edhe “Kosova është Serbi”.
Pavarësisht se supozohet të jetë ndeshje futbolli në Leskovac, ultrasit serbë vazhdojnë me ofendimet dhe koret raciste, ndërsa përballë kanë Zvicrën dhe po ashtu stjuardët kanë provuar të heqin flamujt provokues me urdhër të UEFA-s, megjithatë asgjë nuk ka ndryshuar, me stadiumin është i mbushur me simbole kundër Shqipërisë dhe Kosovës.
Kujtojmë se kapiten i helvetëve, që po luan nga minuta e parë, është Granit Xhaka, me liderin e “Helvetëve”, që shpreson të dalë me rezultat pozitiv nga takimi sot. /i.m /abcnews.al